Takimi trepalësh i Bosnjës, Serbisë dhe Kroacisë në Mostar

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 09:39 | Nga

Mostari do t`i bëjë bashkë udhëheqësit e Serbisë, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Në takim do të marrin pjes: presidenti serb, Aleksandar Vuçiq,  kryetari i presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, anëtarët e presidencës së Bosnjës,  Mlladen Ivaniq dhe Bakir Izetbegoviq dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Është paraparë që takimi trepalësh të mbahet në mesditë, pas së cilës është paraparë takimi i udhëheqësve dhe anëtarëve  të Presidencës së Bosnjës si dhe presidentiet së Kroacisë dhe Serbisë me ministrat e jashtëm.

Pastaj Vuçiq, Çoviq dhe Grabar – Kitaroviq do t’i drejtohen mediave.

Takimi trepalësh do të përfundojë me një drekë pune, e cila organizohet nga presidenca e Bosnjës dhe anëtarët e saj  në nder të Presidentit të Serbisë dhe asaj ë Kroacisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme