Presidenti amerikan Donald Trump mund të jetë i sinqertë në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por çdo proces paqësor që përjashton Ukrainën dhe Evropën nuk do të ketë sukses.
Kështu u shpreh sot Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.
“Po punojmë për të bindur aleatët tanë në mbarë botën se nuk mund të arrihet asgjë nga takimet për paqe pa përfshirjen e Ukrainës dhe të Evropës,” deklaroi Kallas për gazetarët në Bruksel.
Ajo shtoi se është Rusia ajo që nuk dëshiron t’i japë fund luftës: “Nuk duhet të harrojmë kush e zvarrit këtë konflikt. Vëmendja nuk duhet të largohet nga thelbësorja, duhet ta shtyjmë edhe Rusinë të dëshirojë paqen.”