Takohen Bytyqi dhe Yagcilar, diskutojnë për Projektligjin e pagave për punonjësit e arsimit

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 12:55 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, me të cilin ka biseduar për çështje të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin mes dy ministrive në fushën e arsimit.

Sipas një komunikate për medie nga MASHT, në këtë takim është diskutuar edhe rreth Projektligjit për Pagat që është duke u përgatitur nga MAP dhe kontributin që do të japë MAShT në përgatitjen e këtij Projektligji sa i përket pagave të punonjësve në sektorin e arsimit.

“Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë që MAShT të ndihmojë në këtë proces, në mënyrë që Projektligji për Pagat të finalizohet sa më shpejt”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme