Sot pritet që për herë të parë të takohen grupet punuese të VV-së dhe LDK-së për të harmonizuar programin qeverisës.
Grupi Punues i Vetëvendosjes përbëhet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca, ndërsa LDK-në e përfaqësojnë Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.
Ky takim vjen pas takimit ditë më parë, të dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit nga VV-ja dhe Vjosa Osmanit nga LDK-ja ishin takuar në Prishtinë.
Para disa ditësh, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të diskutohet për postin e kryeministrit.
Sipas rezultateve preliminare partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës me 21.25%.