Ata gjithashtu në këtë takim biseduan edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, poashtu kryeministri Haradinaj e njoftoi kryeparlamentarin Veseli edhe për takimin e mbajtur në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyres së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj përmes një statusi në rrejtin social Facebook.
“Prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend. E njoftova z.Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyres së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe”.
“Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim. Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.