Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe Sekretari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, sot kanë zhvilluar një takim.
Takimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, e cila nëpërmjet telefonit i ka thënë Klanit se ky takim ka qenë i rastësishëm.
“Ky takim ka qenë i rastësishëm. Ata kanë biseduar për situatën e përgjithshme politike.”
Ajo shtoi se në këtë takim mes Hazirit dhe Molliqajt nuk është diskutuar për koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe PSD-së.
Takimi mes tyre vjen pas dorëheqjës së Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit.