Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe stafi i tij kanë pritur në takim kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, transmeton Ekonomia Online.
Gjatë takimit Latifi dhe Muharremaj, kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta, ndër komunale dhe që kanë të bëjnë me interes për qytetarët e të dy komunave fqinje, thuhet në një komunikatë të komunës së Rahovecit.