Takohen Oda Ekonomike e Kosovës dhe e Izraelit, zotohen për bashkëpunim

Prishtinë | 10 Gus 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe nënkryetari i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek, janë zotuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Të dy kanë mbajtur një takim ku më pas janë prononcuar për medie.

Në konferencë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se kjo është vizita më e lartë e Izraelit në Kosovë sa i përket çështjeve ekonomike, duke theksuar që do mundohen të krijojnë memorandum mirëkuptimi mbi marrëveshjet e lira në mes dy shteteve.

“Është vizita më e lartë e Izraelit në Kosovë, dhe krejt kjo për të rritur bashkëpunimet dhe kemi shumë gjëra për të cilat mund të bashkëpunojmë për të lidhur kontaktet, pasi ky është vetëm hapi i parë”.

“Ne do jemi atje në tetor, pasi Izraeli është lider i madh, dhe ne do kujdesemi që të dy qeveritë të lidhin memorandum mirëkuptimi mbi marrëveshjen e lirë dhe shumë bashkëpunime tjera”, tha Rukiqi.

E në anën tjetër, Roznek tha se kjo është vizita e parë e tij në Kosovë, me qëllimin e vetëm që dy shtetet të nisin thellimin e bashkëpunimit.

“Është kënaqësi të jem këtu për herë të parë, ky takim është një lidhje e fortë, dhe për të pasur një lidhje ekonomike në mes dy shteteve, për këtë arsye jam këtu  që të kemi një lidhje të fortë bashkëpunimi”, tha Roznek.

Të ngjashme