Takohet Grupi Punues për themelimin e Institutit për krimet e luftës, do të punësohen 100 studentë

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 09:20 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka marrë pjesë në takimin e Grupit Punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Themelimi i një mekanizmi për këtë çështje, ishte edhe ndër prioritetet e  ministrit të Drejtësisë.

Ky institut u ngrit me qëllim të ruajtjes së memories kolektive. Parashihet qe pas themelimit të këtij institutit, do të punësohen 100 studentë të cilët do të merren me hulumtime në terren.

Kurse ky takim është mbajtur me shkas, meqenëse 15 janari është dita kur përkujtohet masakra e Reçakut.

Të ngjashme