Taksa vret idenë djallëzore të ndryshimit të kufijve

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, beson se tani nuk është koha e duhur për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet dy shteteve duhet pritur udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian (BE).

Sipas saj, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka tradhtuar parimet evropiane.

Tahiri ka thënë se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë tani është mekanizmi i vetëm që vret idenë e ndryshimit të kufijve.

Ajo u ka bërë thirrje partive politike që të bëhen bashkë për mbrojtje të interesit kombëtar të shtetit të Kosovës, në këtë rast të mbrojtjes së kufijve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme