Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi me anë të një letre ka shprehur ngushëllimin për vdekjen e ish-kryeministrit kosovar, Bajram Rexhepi.
Në letrën e Xhaferit thuhet se vdekja e Rexhepit është humbje dhe mungesë e madhe.
“Me pikëllim të madh e pranova lajmin e hidhur për ndërrimin jetë të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi”, thuhet në letrën e ngushëllimit të kryeparlamentarit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
“Ndarja e hershme nga jeta e mjekut, politikanit, personalitetit të shquar i cili me përkushtimin e tij për demokracinë dhe lirinë la gjurma të pashlyeshme është një humbje e madhe dhe mungesa e tij do të ndjehet. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Rexhepi. Prehu në paqe, i nderuar!”, thotë Xhaferi.