Talenti i Eintracht Frankfurtit vendos të luajë për Kosovën

Prishtinë | 09 Tet 2022 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Talenti i Eintracht Frankfurtit, Driton Maqkaj, ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

Ai është takuar me kryetarin e Federat7s së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe drejtorin e kombëtares Muharrem Sahiti.

Lajmi u bë i ditur nga FFK nëpërmjet një njoftimi.

“Talenti i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqkaj nga sot është anëtar i ri i Kombëtares së Kosovës. Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, deri më tash ka qenë pjesë e ekipit kombëtar gjerman U18, por tani e tutje ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat e vendlindjes së prindërve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme