Talenti 19-vjeçar i Manchester City-t, Brahim Diaz ka vendosur të lërë “Etihad Stadium” në fund të sezonit,m periudhë kur edhe i mbaron kontrata me “qytetarët”.
Sipas mediave angleze, sulmuesi ka arritur akordin me skuadrën e Realit të Madridit dhe do të transferohet në kryeqytetin spanjoll, duke filluar nga qershori i 2019-ës.
Diaz shkëlqeu në ndeshjen ndaj Fulhamit në Carabao Cup, duke shënuar dy gola, por sërish nuk është aktivizuar asnjë minutë në Premier League nga Guardiola, ndaj edhe ka vendosur largimin.
Ai refuzoi rinovimin me “qytetarët”, ndërsa do të largohet si lojtar i lirë te Reali dhe madrilenët do t’i paguajnë Manchester Cityt vetëm tarifën e solidaritetit, pasi Diaz është rritur në klubin anglez, shkruan Supersport.