Njohësi i çështjeve politike Driton Tali ka thënë nëse deputetët e LDK-së, të cilët u deklaruan publikisht se nuk e votojnë demarkacionin, japing votën pro, do të bien në nivelin e atyre që akuzuan SHIK-un për vrasjet e familjarëve të tyre dhe votuan Kadri Veselin e Hashim Thaçin.
Ai thotë se nëse votimi pro demarkacionit është shtyrje e zgjedhjeve, kjo është menduar gabimisht, pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka për qëllim të bëhet kryeministër.
“Nëse deputet “rebelë” të LDK e votojnë sot demarkacionin, pra atë të cilët publikisht nuk u pajtuan, do të bëjnë “vetëvrasje” morale. Do të bien edhe nën nivelin e atyre të cilët e akuzonin ShIK-un për vrasjet e prindërve dhe familjarëve e miqve të tyre, dhe e votuan shefin e ShIK-ut për kryetar të Kuvendit, e udhëheqësin tjetër për president”, ka shkruar Tali.
“Njëri nga aktivistët e rebeluar (në lidhje me demarkacionin) te LDK atë poshtërsi e pati shpjeguar me ‘se votimi i z. Vaseli dhe z. Thaçi në ato poste nuk është edhe aq kiamet, sepse kanë përfituar disa individë, por me votimin pro demarkacionit humbas veç Kosova’. Nëse mendoni se me votimin pro demarkacionit do t’i shtyni zgjedhjet gaboni sa jeni të mëdhenj, sepse z. Vaseli ja ka mësy m’u bë kryeministër!!!”, ka shkruar Tali.