Talibanët kanë mbyllur së paku 30 shkolla në një zonë që kontrollojnë ata në jug të Kabulit, pasi komandanti i tyre lokal është vrarë nga forcat qeveritare.
Salim Saleh, zëdhënës i guvernatorit të provincës Logar, tha se talibanët i kanë mbyllur shkollat në qarkun Çark, pas vrasjes këtë javë të disa militantëve dhe komandantit të tyre.
Mediat afgane kanë raportuar më herët se Mualvi Mohammad, komandant i talibanëve, është vrarë në një operacion të ushtrisë afgane më 30 mars.
Saleh tha se veprimi i talibanëve ka lënë rreth 12,000 nxënës jashtë shkollave.
Ai tha se autoritetet janë në kontakt me pleq fisnorë dhe dijetarë fetarë që kanë ndikim në zonë, në përpjekje për të siguruar rihapjen e shkollave në ditët e ardhshme.