Talibanët thonë se do të rinisin lëshimin e pasaportave

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet talibane në Afganistan kanë njoftuar se do të rinisin lëshimin e pasaportave, duke ofruar shpresë për të gjithë ata persona që kanë aplikuar për dokumente udhëtimi, me qëllim që të mund të largohen nga shteti.

Një zyrtar nga departamenti për pasaporta në Ministrinë e Brendshme, u tha gazetarëve më 18 dhjetor se zyra për pasaporta në Kabul do të nisë lëshimin e dokumenteve pas një dite.

Dhjetëra mijëra persona kanë tentuar që të largohen nga Afganistani pasi talibanët u rikthyen në pushtet më 15 gusht, por shumë afganë nuk kanë arritur të largohen përmes transportit ajror për shkak se nuk kanë qenë të pajisur me pasaporta.

Zyra për pasaporta në Kabul ishte hapur për një kohë të shkurtër gjatë tetorit, por u mbyll pasi pajisja për lëshimin e dokumenteve biometrike u prish.

“Tashmë janë zgjidhur të gjitha çështjet teknike”, tha Alam Gul Haqqani, zyrtar taliban, që punon në departamentin e pasaportave.

Qytetarët afganë duke u larguar nga aerporti i Kabulit përmes një avioni të ushtrisë amerikane. 24 gusht 2021.

Çfarë ndodhi me evakuimet nga Afganistani?
Ai tha se të parët që do të pajisjen me pasaporta janë personat që kishin aplikuar për këtë dokument para se zyra në Kabul të mbyllej në tetor.

Rinisja e lëshimit të pasaportave shihet nga komuniteti ndërkombëtar si test për përmbushjen e zotimeve nga ana e talibanëve, të cilët kanë premtuar se do të lejojnë evakuimin e qytetarëve nga Afganistani pas përkeqësimit të situatës ekonomike dhe krizës humanitare.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit së fundmi ka deklaruar për The Wall Street Journal se të pakën 62,000 afganë që duan të aplikojnë për azil në Shtetet e Bashkuara aktualisht gjenden në Afganistan dhe 33,000 të tjerë kanë kaluar procesin e verifikimit dhe po presin që të evakuohen.

Të ngjashme