Talibanët vrasin 14 militantë pro-qeveritarë në Afganistan

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Militantët talibanë i kanë vrarë të paktën 14 pjesëtarë të një grupi të armatosur që ia mban anën qeverisë afgane. Ky sulm ndodhi në kohën kur talibanët dhe përfaqësuesit amerikanë janë afër marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës së gjatë në Afganistan.

Zyrtarët qeveritarë thanë se 14 anëtarë të këtij grupi janë vrarë dhe disa civilë janë plagosur gjatë përleshjeve të armatosura në provincën perëndimore të Heratit.

Abdul Ahad Walizada, zëdhënës i policisë së këtij rajoni, tha se 14 burrat u branë pasi një numër i madh i militantëve talibanë i sulmuan pikat e kontrollit në Chahardara.

“Së paku nëntë persona janë plagosur gjatë përleshjeve, ndërsa talibanët janë dëbuar më vonë pas arritjes së përforcimeve nga forcat afgane”, tha Walizada.

Është raportuar se talibanët janë afër arritjes së marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara pas negociatave që kanë nisur para disa muajve. Sipas kësaj marrëveshjeje, forcat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani dhe talibanët nuk do të lejojnë ekzistimin e ndonjë grupi tjetër ekstremist, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme