Tani po na quajnë neve qytetarëve analfabetë

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 17:51 | Nga Ismet Kryeziu

“Qytetarë analfabetë”, thënie e përditshme e qeveritarve, deputetëve e eksponentëve të tyre.

Kur ishin në opozitë i quanin qeveritë e tjera analfabete, e sot kur janë në pushtet po na quajnë neve qytetarëve analfabetë.

Në një shoqëri demokratike, nismat qytetare si kjo për tërheqjen e kursimeve nga fondet pensionale mund të kishin përfunduar në nismë për referendum. Kur qytetarët vendosin vetë, për vetën e tyre. Por nevs s’na lejohet vetëvendosja.

Por dhe pse s’na lejohet referendumi, lëvizja vetëvendosje ka filluar dhe është zhvilluar mbi kët koncept.

Por sot kur kjo vetëvendosje është në pushtet, eksponentët e saj, deputetët dhe figura të saj jo të paktë, e kanë bastarduar dhe po abuzojnë me konceptin e vetëvendosjes.

Sillen dhe ta krijojnë përshtypjen se këta janë klasa elitare, dinë gjithçka, dinë më shumë se qytetarët dhe çka dijnë këta nuk dijnë qytetarët.

Prandaj edhe vendimet ju takojnë atyre. Jo si besim i votës së dhënë qytetare për përfaqësim e as si votim i ligjeve e politikave nga bashkëbisedimi me qytetarët.

Të ngjashme