“Tarkani” ishte sulmuar edhe javën e kaluar, tregon avokati

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Sonte rreth orës 20, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri ndaj një zyrtari policor gjatë kohës sa ai ishte në detyrë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Nuk ka të lënduar nga këto të shtëna.

Mësohet se cak i të shtënave ka qenë polici Avni Berisha, i njohur me nofkën “Tarkani” i cili në fund të vitit të kaluar ka qenë i përfshirë në një përleshje në Prishtinë me drejtorin e atëhershëm të Telekomit, Agron Mustafa.

Avokati i Avni Berishës, Naim Rudari, konfirmoi për KALLXO.com se është informuar që klienti i tij është sulmuar sonte me armë, ndërsa tha se një rast të tillë e ka pasur edhe para një jave.

Të ngjashme