“Tash e tutje nuk do të ketë stagnim të pagave”, Kurti publikon listat e pagave me rritje

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tani e tutje nuk do të ketë stagnim të pagave.

Kreu i ekzekutivit përmes një postimi në Facebook ku dhe ka publikuar listat me rritje, ka thënë se “pagat do të lëvizin sipas rritjes, punës e rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”.

“Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve”, shkruan mes tjerash Kurti.

Postimi i plotë:

Me sistem të ri të pagave e vlera të reja

Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve.

Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit.

Të ngjashme