Është arrestuar një person sepse dyshohet për keqpërdorime milionëshe. Në vend se ta duartrokasin luftimin e korrupsionit, deputetët e Vetëvendosjes kanë filluar fushatë linçuese kundër prokurorit që po arreston të dyshuar për korrupsion, derisa analistët “objektivë” pro pushtetit çele guri gojën.
Ky paradoks veç në Kosovë ndodhë. Partia që ka ardhur në pushtet ta luftojë korrupsionin, i pengon luftimi i korrupsionit.
Këta definitivisht nuk kanë pasur problem me fenomenin, por me personin. Nuk iu ka penguar vjedhja, por përkatësia partiake e atij që vidhte.
Tashmë jemi në një epokë të re, kur pushteti rreshtohet hapur me hajnin.