Tatimpaguesit mbesin pa shërbime në ATK, punëtorët në grevë me orar të plotë

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nga e hëna kanë filluar grevën me orar të plotë, raporton Ekonomia Online.

Arlinda Bajraj i tha Ekonomia Online përmes telefonit se për shkak që të hënë është shpallur ditë zie për nder të 10 personave që humbën jetën në aksident duke ardhur nga Kroacia, mediet do të njoftohen me kohë nëse do të kenë konferencë për medie.

Sipas saj, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre si krijimi i kushteve të punës, propozimi për ndryshimin e statusit të ATK-së dhe kompensimet tjera të shpenzimeve sipas kërkesave paraprake.

Ndryshe Sindikata e punëtorëve të ATK-së nga java e kaluar kanë filluar grevën por jo me orar të plotë.

Të ngjashme