Javë më parë dështoi grusht shteti ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kjo ka bërë që shumë personalitete të njohura turke të reagojnë në lidhje me trazirat që shkaktuan gjatë këtyre javëve në Turqi.
Një ndër ta është edhe këngëtari legjendar, Ibrahim Tatlises, i cili i ka dhënë përkrahje presidentit turk në luftën kundër puçistëve.
“Kryekomandantin e kemi pas, ndërsa ne po ecim përpara. Shpresoj që Zoti të popullin tonë ta ndihmon”, ka shkruar Tatlises në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se Tatlises dhe Erdgogan janë miq të vjetër dhe këtë e kanë dëshmuar disa herë me takimet private.