Pas angazhimeve të shumta, reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka gjetur pak kohë për pushime.
Ajo ka zgjedhur një destinacion të largët, për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.
Në disa imazhe të ndara me ndjekësit e saj në Instagram, reperja nga Prizreni ka bërë të ditur se këto ditë ka udhëtuar në Ishujt Maldive.
24-vjeçarja ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga resorti luksoz në të cilin ndodhet, gjatë pushimeve në ishujt e largët.
Tayna përndryshe ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti me projekte të ndryshme muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.
Kënga e fundit që ajo solli ishte “WTF”, në bashkëpunim me reperin Ivorian Doll – këngë e cila u prit shumë mirë nga publiku.