Tayna publikon albumin “Genesis”, pjesë e tij edhe Sahati e Rinesancë

Prishtinë | 09 Maj 2026 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur shqiptare, Tayna ka publikuar edhe në Youtube albumin e saj të ri muzikor, i cili titullohet “Genesis”.

Albumi i ri përmban 10 këngë, përfshirë bashkëpunime me artistë të njohur si Lluni, Mossi, Rinesancë dhe Sahati, duke sjellë një kombinim të veçantë projektesh muzikore dhe bashkëpunimesh të suksesshmem.

Tayna është shprehur se ky album përmban çdo pjesë të saj, të vjetrën dhe atë të renë.

“GENESIS” përmban çdo pjesë timen – të vjetrën dhe të renë, të butën dhe agresiven, emocionalen dhe eksperimentalen. Çdo tingull, çdo gjendje shpirtërore, çdo version i imi ekziston diku brenda këtij albumi”. 

Të ngjashme