Të ardhurat e Turqisë nga turizmi, 8 miliardë për tre muaj

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 01:13 | Nga Ekonomia Online

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi kanë arritur në rreth tetë miliardë dollarë në tremujorin e dytë të këtij viti, njoftoi Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

“Të ardhurat u rritën me 13,2% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar”, tha “TurkStat”.

Shpenzimi mesatar për vizitorë në këtë periudhë ishin 625 dollarë për frymë.

Vendi ka tërhequr 12,8 milionë vizitorë në periudhën prill-qershor, që paraqet rritje prej 15,3% nga periudha e njëjta periudhë e një viti më parë, nga të cilët 11,5 milionë kanë qenë të huaj, ndërsa 1,3 milion shtetas turq me banim jashtë vendit.

Të ngjashme