“Te Chelsea Jorginho do të jetë goditësi i penalltive”

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori italo-brazilian Jorginho një nga kandidatët për të fituar Topin e Artë, është vendosur në qëndër të kritikave pas tre penalltive radhazi të humbura me kombëtaren italiane, atë ndaj Anglisë në finalen e Euro 2020 dhe dy 11-metërshat në sfidat ndaj Zvicrës në eliminatoret e Botërorit Katar 2022 që i hoqën të drejtën e kualifikimit direkt të kaltërve të Mancinit.

Por pavarsisht se te Italia mund të mos jetë më Jorginho goditësi i parë i penalltive, te Chelsea ai do të vazhdojë të jetë dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri Thomas Tuchel.

“Nëse kemi në skuadër një futbollist i aftë për t’u ringritur menjëherë dhe për të hedhur pas krahëve zhgënjimet, ai është Jorginho. Kam besim të plotë në karakterin dhe personalitetin e tij. Për mua gjëja më e rëndësishme është që ai të ndihet i sigurt me veten e tij. Jorginho nuk është as i pari e as i fundit që humbet një penallti të rëndësishme. Te Chelsea do të vazhdojë të jetë ai goditësi i parë”, theksoi Tuchel.

Të ngjashme