Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla janë duke vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Selimi dhe Haradinaj sot gjatë ditës kanë bërë të ditur se janë takuar në Uashington me Ryan Tully, Drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe .Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Sipas një shkrimi që Haradinaj ka bërë në Facebook, me ta kanë diskutuar për , diskutuam mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi.
“Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurtë dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit”, thuhet në njoftim.