Të dielën mot i nxehtë dhe vapë

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. 

Të ngjashme