Të diplomuarit në UBT priten me krah të hapur në tregun e punës

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 15:51 | Nga

Ish-studenti i Arkitekturës në UBT, Florim Maloku është punësuar në një byro projektuese, menjëherë pas përfundimit të studimeve themelore.

Projektimi, mbikëqyrja dhe realizimi i punimeve të objekteve afariste, banesore, shoqërore etj., janë vetëm disa nga punët që ai i kryen në byronë “VIArchitects”, në qytetin e Vushtrrisë.

Maloku tha se sukseset e tij janë fryt i bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët të studentëve dhe profesorëve të UBT-së.

“Profesorët tanë na kanë ndihmuar në forma të ndryshme, madje duke qëndruar edhe pas orarit të tyre të punës, vetëm që ne të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, theksoi ai.

Në mesin e shumë kujtimeve dhe përvojave të fituara gjatë viteve të studimit në UBT, për Malokun, më e veçanta mbetet vizita e realizuar në shtetin e Austrisë.

“Përvoja më e mirë mbetet vizita studimore në Vjenë, me ç’rast patëm vizituar shumë ndërtesa të bukura dhe interesante arkitektonike, të arkitekteve të famshëm botërorë, si dhe vizita në Universitetin Teknik të Vjenës”.

Pas mësimeve praktike dhe përvojës profesionale të marrë në vendin e tij të punës, Florim Maloku synon që të vazhdojë studimet e nivelit master në UBT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme