Të enjten, interpelanca e kryeministrit Mustafa

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 11:59 | Nga

Interpelanca e paralajmëruar për t’u zhvilluar ndaj kryeministrit Isa Mustafa do të jetë të enjten ( 29 shtator), kur edhe do të mbahet seanca e radhës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Demarkacioni nuk është në rend dite. Qeveria ndoshta ka hequr dorë nga kjo”, ka theksuar Lekaj.

Sipas tij, “edhe nëse e shihni rendin e ditës, gjërat janë të rëndësishme vetëm për koalicionin qeverisës e jo për qytetarët”.

“Mendoj që Qeveria ka hequr dorë nga ky version dhe mu për  këtë nuk po e shihni në rend dite. Në rend dite nuk ka ndonjë çështje që mund të përfitojnë qytetarët, por koalicioni qeverisës për interesa të ngushta kanë nguti”, ka theksuar Lekaj.

Sa i përket çështjes së demarkacioni, ai ka thënë se “versioni i demarkacionit është i vdekur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme