Të enjten Kuvendi përfundon sesionin pranveror

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbahen dy seanca plenare, të cilat do të jenë të fundit për sesionin pranveror, raporton Ekonomia Online.

Kështu tha shefja Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.

Në seancat e 12 gushtit, do të votohen dy marrëveshje ndërkombëtare, po ashtu  do të bëhet zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Kusari-Lila tha se çështja e bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, do të diskutohet në sesionin vjeshtor.

“Është e vërtet sipas të gjitha pres pozitave kjo e BQK-së mbetet për sesionin vjeshtor. Kuvendi i rifillon në të hënë e dytë të muajit shtator”.

Tutje, ajo tha se fillimi i sezonit vjeshtor do të jetë në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet e lokale, duke shtuar se do të ndikojë ne punën e Kuvendit.

Të ngjashme