I pranishëm përmes krijimit të tij ishte edhe stilisti nga Kosova, Valdrin Sahiti, fustanin vezullues të të cilit e veshi Yvon Neojri.
Bukuroshja shqiptare Bleona Qereti shkëlqeu në festën pas ceremonisë së çmimeve Oscar, me një krijim të stilistes Rezarta Skifteri.
Fustani i shkurtër lejla i Rezarta Skifterit, i kombinuar me bizhuteri të Bulgar-it, dukej mahnitës në trupin e rregullt të këngëtares. Fustani i tejdukshëm shfaqte trupin seksi edhe pse pjesët intime ishin të mbuluara me lule lejla.
Por ky krijim nuk ishte i vetmi që mbante vulën e një stilisteje shqiptare. Kjo pasi aktorja Nikki Novak u shfaq e veshur me një fustan të dizenjuar nga Kaone Duriqi, një krijim fantastik që i përshtatej më së miri elegancës së tapetit të kuq.
I pranishëm përmes krijimit të tij ishte edhe stilisti nga Kosova, Valdrin Sahiti, fustanin vezullues të të cilit e veshi Yvon Neojri./icon