Miliarderi Warren Buffett u tha studentëve të biznesit se kjo është aftësia më e vlefshme që ata mund të mësojnë.
Imagjinoni të punoni në një aftësi në 2017 që sapo ta përvetësoni atë do të rrisë vlerën tuaj me 50%. Kjo aftësi është të folurit në publik.
Dëgjoni këshillën e miliarderit Warren Buffett në një klasë të studentëve të biznesit në Universitetin Columbia në vitin 2009:
“Tani, ju mund të përmirësoni vlerën tuaj me 50% vetëm duke mësuar aftësitë e komunikimit – të folurit në publik.”
Buffet thekson se përmirësimi i të folurit në publik është aftësia më e madhe për të rritur karrierën tuaj. Ju mund të mendoni: Kjo është e mrekullueshme, por unë kam frikë të flas në publik. Nuk ka problem edhe Buffet ka qenë i tmerruar nga kjo gjithashtu.
Tejkaloni frikën tuaj
Si një këshilltar i ri i aksioneve ai mori një kurs mbi të folurit në publik nga Dale Carnegie për të kapërcyer frikën e tij. Buffett u largua nga kursi në përpjekjen e tij të parë, sepse kishte frikë se do t’i kërkohej të fliste. Ai mori guximin për herë të dytë dhe sot me krenari tregon certifikatën e tij të Dale Carnegie në zyrën e tij.
Sipas kuratorit të TED Chris Anderson, të folurit në publik vlen më shumë se kurrë. Në librin e tij, “Bisedimet TED”, Anderson shkruan: “Si udhëheqës – ose si një avokat – të folurit në publik është çelësi për të shkëmbyer njohuritë dhe për të promovuar një ëndërr të përbashkët.”
A nuk është kjo ajo që të gjithë sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve mundohen të realizojnë kur kanë një ide? Të bëjnë pitching për idenë e tyre.
Qëllimi juaj është që të krijoni ndjeshmëri, një lidhje besimi mes jush dhe dëgjuesit tuaj. Qëllimi juaj është të ndani njohuritë tuaja dhe të promovoni një ëndërr të përbashkët. Të folurit në mënyrë efektive në publik është një aftësi që mund t’iu ndihmojë të arrini gjithë këto rezultate.
Mësoni aftësitë
Anderson e quan aftësinë për të “robëruar” një audiencë “Prezantim shkrim e këndim,” një superfuqi të re ku të ngrini idetë tuaja, të shisni produktet dhe të përmbushni ëndrrat. Lajmi i mirë është se Anderson beson se kjo aftësi mund të mësohet.
Në sajë të lidhjeve broadband, YouTube dhe TED.com, çdokush me një kompjuter, telefon ose pajisje të lëvizshme mund t’i shikojnë të gjithë folësit e biznesit dhe të mësojnë prej tyre.
Për sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla, unë sugjeroj që të fillojnë të shohin video në YouTube të prezantuesit më të mëdh në historinë e biznesit — Steve Jobs.
Pothuajse çdo prezantim publik i Steve Jobs është publikuar, pra është në dispozicion për të gjithë, që nga nisja e produktit Macintosh në 1984 deri në hyrjen e iPhone-it të parë në treg në 2007.
Kushtoni vëmendje të veçantë për:
Po, aftësitë mund të mësohen- Steve Jobs nuk i kishte të lindura, ai punoi për to – por videot ja bënë më të lehtë mësimin e tyre.
Si një sipërmarrës apo pronar biznesi, ju jeni aq të vlefshëm sa idetë tuaja. Nëse ju nuk mund të bindni të tjerët për të blerë idetë tuaja, atëherë nuk vleni dhe aq shumë.
Idetë tuaja meritojnë të dëgjohen. Bëni një investim këtë vit për të përmirësuar këtë aftësi që mund të ndryshojë jetën tuaj, drejtimin e biznesit tuaj dhe për të rritur vlerën tuaj me 50% pothuajse menjëherë.