Bora e rënë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm nuk ka vështirësuar qarkullimin në komunën e Rahovecit, rrugët janë të kalueshme, ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Muhamet Behra.
Behra bën të ditur se kompania e cila është kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve ka qene e gatshme për intervenim dhe deri më tani është intervenuar në fshatin Zatriq.
“Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe komunikacioni, po zhvillohet krejt normalisht pa ndonjë pengesë”.