Nëntë punëtorë të Korporates Energjetike të Kosovës janë të infektuar me koronavirus, e si shkak i kësaj edhe shumë të tjerë iu nënshkruan testimit për virus.
KEK nëpërmjet një komunikate për media njofton se të gjithë punëtorët e testuar kanë rezultuar negativë.
Mirëpo në njoftim thuhet se pavarësisht këtij rezultati, rreziku nga përhapja e kësaj pandemie ende nuk ka kaluar, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me nëntë kolegët tanë që kanë rezultuar pozitiv duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile.
KEK mes tjerash bënë apel tek punëtorët që të jenë me vigjilent dhe tu përmbahen rekomandimeve.
Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë nga KEK:
Dalin rezultatet nga IKSHPK-ja, të gjithë punëtorët e testuar të KEK-ut, rezultuan negative për COVID-19
Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID 19 me dt: 08.06.2020, KEK ka pranuar rezultatet nga IKSHPK-ja dhe fatmirësisht të gjithë kolegët tanë kanë rezultuar negative (gjeni listen bashkangjitur). Pavarësisht këtij rezultati, rreziku nga përhapja e kësaj pandemie ende nuk ka kaluar, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 9 kolegët tanë që kanë rezultuar pozitiv duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile. KEK gjithashtu është duke vazhduar me gjurmimin e të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar duke I udhëzuar që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në këtë drejtim, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemis COVID-19.
Prandaj, menaxhmenti bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë.