Shqipëria pritet të marrë dhe 208 mijë doza të tjera vaksinash.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me anë të një postimi në mediat sociale.
Rama teksa ka postuar dhe foto të avionit në të cilin janë ngarkuar 208 mijë dozat e vaksinave, shkruan se pas pak orësh do të mbërrijnë në Rinas.
“208 MIJË VAKSINA TË TJERA ZBRESIN PAS PAK ORËSH NË RINAS”, është shprehur Rama.
Kjo është ngarkesa e tretë që vjen brenda pak ditëve në Shqipëri. Dje dhe pardje kanë mbërritur gati 100 mijë vaksina të tjera AstraZeneca./tvklan.al