Të katër kërkesat e protestës sot ishin kryekëput për Albin Kurtin

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 13:20 | Nga Shenoll Muharremi

Sot, protesta në sheshin Skënderbeu, në përkrahje dhe me kërkesën për lirimin e çlirimtarëve, ishte masive. Por kërkesat ishin direkt për Qeverinë, Kuvendin… Albin Kurtin dhe LVV-në.

Kjo tregon gjithashtu që kemi një mungesë të vullnetit politik nga institucionet publike të drejtuara nga LVV-ja që të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Deri më tani nuk kemi asnjë veprim dhe reagim institucional dhe kjo është e papranueshme.

Sa u përket katër pikave, kërkesave:

U kërku “shfuqizimi apo modifikimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara”. Kjo nënkupton që kërkohen votat e LVV-së, apo kërkohet nga Kurti të bashkëpunojë në këtë proces.

Pastaj u kërkua “shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla”… patjetër që këtë veprim vetëm Kurti mundet me e ndërmarrë.

Pika tre ishte “mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së”… kjo nënkupton që Qeveria e Kurtit duhet me përkrahë pa rezervë, me fonde, procesin e apelimit.. dhe se ndihma deri tani ka qenë e rezervuar dhe kufizuar.

Dhe, kjo e fundit, ndërlidhet me institucionet publike dhe diplomacinë, që të “angazhohen ekspertët më të mirë ndërkombëtarë për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së”.

Pra, të gjitha kërkesat janë për Kurtin dhe LVV-në… por kjo tregon gjithashtu që, me gjasë, ka një refuzim nga LVV dhe Kurti me bashkëpunu me rastin. E mos veprimi i Qeverisë, ministrisë së Drejtësisë, mosveprimi i Kuvendit… tregon për një hezitim nga Kurti dhe LVV të ndërmarrin veprimet e nevojshme insitutcionale në rastin e aktgjykimin e dhomave të specializuara.

Të ngjashme