Të mërkurën nis aksioni për pastrimin e mjedisit

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 13:38 | Nga

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në aksionin e madh të pastrimit në tërë Kosovën, në të cilin do të marrin pjesë mbi 50 mijë vullnetarë të organizatës “Let’s Do It Kosova”.

Më 24 maj, edhe ju do ta keni mundësinë që të kontribuoni në pastrimin e vendit tonë të bukur, Kosovës. Madje, kontributi juaj do të shpërblehet dhe kjo në mënyrë fare të thjeshtë.

“Mjafton vetëm të publikoni një fotografi nga aksioni i pastrimit ku po merrni pjesë, shoqëruar me ndonjërin nga hashtag’et #TapastrojmeKosoven apo #LetsdoitKosova. Po ashtu, mos harroni që fotografinë tuaj ta lëni publik, në mënyrë që ne të mund të kemi qasje”, thuhet në njoftim.

Let’s Do It Kosova ju njofton se fotografia e cila do të përzgjedhet si më e mirë, do të shpërblehet me një Go Pro.

Mbi 200 deponi ilegale të mbeturinave do të pastrohen në aksionin e madh të 24 majit, në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për këtë vit, i cili do të nisë nga ora 10:00, në të gjitha komunat e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme