Të mos paragjykohen dhe të mos shkelen të drejtat fetare

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Reagim i KMDLNj – së:

Në Kosovë, të drejtat dhe liritë fetare janë të rregulluara me ligj i cili garanton të drejtat e besimit dhe të zbatimit të këtyre detyrimeve fetare, në përputhje me vullnetin e shprehur të çdo besimtari, pavarësisht se cilit konfesion i takon. Ditë më parë, një qytetare e Kosovës, Erlehta Hoti, në një postim i shkeli këto të drejta duke ndërhyrë në mënyrë flagrante, të palejueshme dhe të dënueshme në realizimin e këtyre të drejtave, duke ua mohuar të drejtën e besimit dhe duke ua imponuar një besim tjetër.

Ajo e sulmoi një të moshuar i cili në Lagjen Emshir i dhuroi 10 ari tokë (pronë private dhe e patjetërsueshme) për ndërtimin e një xhamie për këtë lagje. Në këtë mënyrë e cenoi të drejtën e patjetërsueshme të pronës private dhe të drejtën që pronari të disponon me atë pronë sipas dhe në përputhje me vullnetin e vet.

Duke e ndërlidhur këtë donacion të një bamirësie me një tendencë të qartë nënçmuese , fyese dhe akuzuese për besimtarët e besimit islam, zonja Hoti, me porosinë e saj në rrjetet sociale thërret për një intolerancë fetare dhe shtrembëron faktet duke deklaruar : “… se gjyshërit i kemi pasur të besimt të krishterë …”. postimi i zonjës Hoti është paragjykuese, nënçmuese, falsifikues dhe fyes, aq më parë që, pa u autorizuar nga askush merr të drejtën të flasë në emër të një komuniteti të tërë fetar, duke e kriminalizuar atë.

KMDLNj përkujton se kohë më parë ishte arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë për një postim që nxitë urrejtje dhe rrezikonte jetën e pjesëtarëve të një komuniteti joshumicë – komunitetit LGBT.

KMDLNj e kundërshton qëndrimin e zonjës Hoti e cila paragjykon fetë në baza raciste duke kërkuar të respektohen të drejtat dhe liritë fetare, si pjesë e pandashme e të drejtave të njeriut, pavarësisht cilit komunitet fetar i takojnë.

KMDLNj kërkon nga zonja Hoti të distancohet nga ai postim duke iu kërkuar falje publike besimtarëve të besimit islam për fyerjen që iu ka bërë silur që KMDLNj e respekton përcaktimin e besimit fetar të zonjës Hoti, të drejtat e saj  që i takojnë në bazë të vullnetit ligjeve në fuqi.

Të ngjashme