Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti është shprehur kritik ndaj debatit pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd.
Në një intervistë dhënë “Epokës së re”, ai i ka ftuar analistët dhe politikanët nga Shqipëria dhe Kosova që të kenë kujdes me fjalën e tyre publike dhe të mos prodhojnë përçarje në mes të shqiptarëve.
Sipas tij, zhurma mediatike e krijuar tregon edhe për stereotipat krahinore, fetare e dialektore që i kanë krijuar shqiptarët për njëri-tjetrin.