Me provu me i tregu ShBA-së që je shtet sovran, vendit i cili ka investuar dhe e mirëmban sovranitetin e Kosoves, është marrëzi politike.
Ketu, ose je krejt naiv, ose je me agjende anti – shqiptare. Une besoj qe është e para – Kurti është naiv dhe nuk e njeh pafuqine e vet, e as seriozitetin e amerikaneve me fuqine qe kane mbrapa per me zbatue seriozitetin e tyre.
Ajo çka ndodhi dje me veri, eshte dëm i dyfishtë. Edhe i jep argument shtese Bashkesise nderkombetare per Asociacion dhe vetemenaxhim per veriun, dhe nga ana tjeter e rrezikon aleancen historike me ShBA-në.
Eh, pa ate aleance e miqesi, te gjithe e dime se ku do kishim perfundue sot shqiptaret, por pak jemi ne gjendje me imagjinue se ku na shpie e ardhmja pa ShBA-te ne krah. Me se paku kete po mundet me imagjinue kryeministri i Kosoves.
Dikush duhet me ndal kete cmenduri te kesaj qeverie. Sa me shpejt, aq me mire, sepse cdo dite qe kjo qeveri funksionon, demi rritet ne menyre eksponenciale.
Nuk guxon asnje i çmendur, pavarësisht përkrahjes ne shoqëri, me e vu ne provë bazamentin ku qëndrojnë shqiptarët sot – Aleanca me ShBA-në.
Kosova nuk është laboratori i Kurtit. Është vendi që do duhej ta qeveriste.