“Të ndërpritet kompensimi shtesë i profesorëve për mbajtje të provimeve”

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 09:28 | Nga

Përveç pagave të mira dhe pagesave për orë mbi normë dhe honorarë, profesorët e universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, vazhdojnë të paguhen ekstra për mbajtjen e provimeve.

Bazuar në rregulloren për të ardhura personale, paga e një profesori të rregullt është 1 143 63 euro në muaj, paga e një profesori të asocuar 1 026,67 euro, dhe e një profesori asistent 909 71 euro, shkruan sot Koha Ditore.

E kur kësaj i shtohen edhe pagesat për honorare, dhe për mbajtje të provimeve shifrat shkojnë edhe më lart.

Pagesa për provime është paraparë me rregulloren për të ardhura personale, e nxjerrë në prill të vitit 2012, përkatësisht nenin 8 dhe 10 të saj.

Sipas rregullores, për nivelin bachelor, profesorit i takon kompensim në lartësi prej 60 cent për çdo studentë që është paraqitur në provim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme