Të paktën 13 të vdekur pasi erërat e forta goditën Argjentinën

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Një stuhi e fortë në Argjentinë ka lënë të paktën 13 të vdekur dhe të tjerë të lënduar në qytetin port jugperëndimor të Bahía Blanca, sipas kryebashkiakut Federico Susbielles dhe autoriteteve lokale.

Erërat arritën deri në 140 km në orë në qytet të shtunën, dhe të paktën 300 njerëz ishin evakuuar që nga ora 3:30 e mëngjesit me orën lokale të dielën, sipas autoriteteve lokale, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Këshilli i qytetit tha në mediat sociale të shtunën vonë se situata e shkaktuar nga stuhia ishte një “katastrofë”, duke raportuar lëndime të shumta, disa “jashtëzakonisht të rënda”.

Të ngjashme