Të paktën 38 persona vdesin si pasojë e vërshimeve në Afganistan

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Vërshimet e mëdha që janë krijuar si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, kanë lënë të vdekur të paktën 38 persona dhe kanë shkatërruar qindra shtëpi në qytetin afgan, Çarikar, kanë thënë zyrtarët.

Shumë gra dhe fëmijë kanë qenë në mesin e të vdekurve në qytetin, i cili është dëmtuar nga moti i ligë, ka thënë Ministria për Menaxhimin e Katastrofave.

Në deklaratë është thënë se të paktën 300 shtëpi janë shkatërruar në Charikar, kryeqytetin e provincës, Parvan, rreth 60 kilometra në veri të Kabulit.

Në orët e para të mëngjësit, Qasim Sangin, mjek në spitalin e këtij qyteti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të paktën 20 trupa janë dërguar në spital.

Numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë persona janë zhdukur.

Nën-presidenti, Amrullah Saleh ka thënë se një ekip i zyrtarëve qeveritarë do të shkojë në Parvan për t’iu ndihmuar autoriteteteve në vlerësimin e dëmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme