Të paktën 5 të vdekur nga përmbytjet në Itali

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 20:29 | Nga

Në Itali ka pasur shira të rrëmbyer që kanë shkaktuar përmbytje dhe ku mbetën të paktën 5 të vdekur në qytetin por Livorno.

Mediat vendore njoftojnë se 4 nga viktimat ishin pjesëtarë të një familjeje, trupat e të cilëve u gjetën sot në katin përdhes të një shtëpie.

Kryetari i Bashkisë së Livornos Filippo Nogarini tha se numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa njerëz figurojnë të humbur. Ai tha se gjatë natës kishin rënë shira të jashtëzakonshme që kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytet.

Shërbimi i trenave është ndërprerë në disa zona të krahinës së Toskanës.

Në Romë, që kohët e fundit ka patur thatësirë të madhe, shirat e dy ditëve të fundit kanë shkaktuar rrjedhjen e madhe të ujërave nëpër rrugë dhe disa stacione të metrosë janë mbyllur për shkak të përmbytjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme