Të paktën 9 persona të mbytur nga vërshimet (Video)

Arizona | 17 Kor 2017 | 16:58 | Nga

9 persona, 6 prej tyre fëmijë, humbën jetën nga një stuhi e befasishme që shkaktoi vërshime në Arizona, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata po notonin në lumë, kur shirat e rrëmbyeshëm provokuan fuqizimin e rrjedhës.

Viktimat nuk janë identifikuar. Policia ka thënë se 6 fëmijë mes moshës 2 dhe 13 vjeçare janë të vdekur, ndërsa viktima më e vjetër është rreth moshës 60 vjeçare.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga lumi 4 persona të tjerë, të cilët u shoqëruan në spital.

Autoritetet thonë se ngjarja mund të kishte pasur bilanc më të rëndë, pasi në momentin e fryrjes së lumit në zonë ndodheshin rreth 100 persona.

 

Të ngjashme