Të paktën katër persona kanë vdekur pas shembjes së ndërtesës në Nigeri

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në kërkim të të mbijetuarve në qytetin nigerian të Lagos, pasi një ndërtesë 22-katëshe u shemb gjatë ndërtimit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të paktën katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur.

Një gërmues është në vendngjarje dhe punonjësit e shpëtimit dhe disa vendas po kërkojnë nëpër rrënoja.

Deri më tani thuhet se janë gjetur katër të mbijetuar.

Se çfarë e shkaktoi shembjen dhe sa njerëz janë të bllokuar nën rrënoja mbetet e paqartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme