Të paktën tre të vrarë nga granatimet ruse në afërsi të centralit bërthamor Zaporizhzhia

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 23 tjerë janë plagosur nga granatimet ruse në afërsi të centralit bërthamor në Zaporizhzhia, kanë bërë të ditur autoritet ukrainase.

Sipas guvernatorit të Dnirpterovsk, Valentyn Reznichenko, rusët kanë shkrepur mbi 120 raketa nga sistemi raketor Grad në jug të qytezës Nikopol.

Disa ndërtesa dhe objekte pranë qendrës industriale janë shkatërruar, transmeton Telegrafi.

“Vazhdimisht po informojnë botën për shantazhin që po e bëjnë rusët me centralin bërthamor, për granatimet dhe minat e vendosura në Zaporizhzhia”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Rusia nuk i kushton rëndësi brengave tona. Katastrofa bërthamore e Çernobilit në një reaktor; në Zaporizhzhia mund të ndodhë në reaktorin e gjashtë”, shtoi Zelensky.

Këto komente vijnë në kohën kur Rusia dhe Ukraina po akuzojnë njëra-tjetrën, për një sërë granatimesh mbi centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Ky central kontrollohet nga rusët të cilët pasi filluan pushtimin rus në Ukrainë, ia mësynë Zaporizhzhia dhe prej atëherë po i mbajnë dhunshëm brenda centralit punonjësit ukrainas. 

Të ngjashme