Henri Kisinger u pyet kohët e fundit, nëse Donald Trump mund të bëhet pa dashje sebep për lindjen e një rendi të ri perëndimor. Përgjigja e tij: Do të ishte diçka ironike, por jo e pamundur. Në vend se të ngushtojmë pikëpamjen tonë përtej Atlantikut, tek tekat gjithnjë në ndryshim të presidentit amerikan, ne duhet të pranojmë idenë se ky mund të jetë fillimi i diçkaje të re.
Ne nuk mund të dëgjojmë çdo ditë se çfarë po ndodh përgjatë Atlantikut, nëpërmjet Twitter. Një fushëpamje si ajo e një tuneli ndaj Zyrës Ovale, po na largon nga fakti se Amerika është më shumë se sa Trump.
“Kontrollet dhe balancat” funksionojnë, pasi gjykatat amerikane dhe Kongresi e tregojnë këtë pothuajse çdo ditë. Amerikanët po debatojnë me pasion të ri politik. Edhe kjo është Amerika e vitit 2018. Fakti që hendeku mes dy brigjeve të Atlantikut është zgjeruar politikisht, nuk është aspak përgjegjësi vetëm e Donald Trump. SHBA-ja dhe Europa, janë duke iu larguar prej vitesh njëra-tjetrës.
Mbivendosja e vlerave dhe interesave, që kanë formësuar marrëdhënien tonë për dy breza, është në rënie. Forca shtytëse e konfliktit Lindje-Perëndim është historia. Këto ndryshime, filluan shumë kohë para zgjedhje së Trump – dhe do t’i mbijetojnë presidencës së tij edhe në të ardhmen. Prandaj unë jam skeptik, kur disa trans-atlantistë të zjarrtë thjesht na këshillojnë që ta shpërfillim këtë presidencë.
Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, partneriteti me SHBA-në, e ka sjellë në Gjermaninë një fazë unike të paqes dhe sigurisë. Ndaj Amerika u bë për ne, një vend i nostalgjisë. Por shikimi pas nuk çon në të ardhmen. Është koha të rivlerësojmë partneritetin tonë – të mos e lëmë pas, por ta ripërtërijmë dhe ta ruajmë atë.
Europa e Bashkuar
Le të përdorim idenë e një partneriteti të balancuar si një plan, ku ne të marrim pjesën tonë të barabartë të përgjegjësisë. Në të cilin, ne të formojmë një kundërpeshë, kur SHBA-ja e kalon masën. Dhe mund të nisim një diskutim të re. Nëse ecim përpara vetëm, do të dështojmë në këtë mision.
Qëllimi i jashtëzakonshëm i politikës sonë të jashtme, është të ndërtojmë një Europë sovrane dhe të fortë. Vetëm duke bashkuar me forcat me Francën dhe vendet e tjera europiane, mund të arrihet një ekuilibër me SHBA-në. Bashkimi Europian, duhet të bëhet një gur themeli i rendit ndërkombëtar, një partner për të gjithë ata që janë të përkushtuar ndaj tij. Ajo është e paracaktuar për këtë, sepse kompromisi dhe balanca qëndrojnë në ADN-në e saj.
“Europa e Bashkuar” do të thotë kjo:Ne veprojmë me sovranitet, mbi ato çështje ku shtetet-kombe nuk mund kanë nivelin e pushtetit të një Europe të bashkuar. Ne nuk kërkojmë besnikëri. Europa po ndërton sundimin e ligjit, respektin për të dobëtit, dhe përvojat tona tregojnë se bashkëpunimi ndërkombëtar nuk është një lojë me shunë zero.
Një partneritet i balancuar, do të thotë që ne evropianët të marrim një pjesë të barabartë të përgjegjësisë. Askund lidhja transatlantike nuk është më e domosdoshme për ne, sesa në aspektin e sigurisë. Qoftë si partnerë në NATO, apo në luftën kundër terrorizmit, ne kemi nevojë për SHBA-në. Dhe duhet të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo.
Është në interesin tonë, të forcojmë pjesën europiane të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Jo sepse Donald Trumpi gjithmonë vendos objektiva të reja, por sepse ne s’mund të mbështetemi më tek Uashingtoni në të njëjtën masë si dikur. Por dialektika trans-atlantike, do të thotë gjithashtu edhe këtë:Nëse marrim më shumë përgjegjësi, atëherë amerikanët dhe europianët mund të vazhdojnë të mbështeten tek njëri-tjetri edhe në të ardhmen.
Qeveria gjermane po ndjek këtë rrugë. Kthesa në shpenzimet e mbrojtjes, është një realitet. Tani është e rëndësishme të ndërtojmë hap pas hapi, një union europian të sigurisë dhe mbrojtjes – si pjesë e sigurisë transatlantike, dhe si një projekt i veçantë europian për të ardhmen.
Një pikë tjetër vendimtare:angazhimi i Europës, duhet të jetë pjesë e një arsyetimi të bazuar tek diplomacia dhe menaxhimi i krizave civile. Në Lindjen e Mesme, në brigjet e Afrikës dhe në zonat e Sahelit në Afrikës, po përdorim edhe mjetet jo-ushtarake, për t’u përballur me rrënimin e strukturave qeveritare atje. Për mua, këto janë shembuj të bashkëpunimit transatlantik – dhe një plan për përfshirje të përbashkët në krizat e tjera diku tjetër.
Dhe aty ku SHBA-ja e kalon masën, ne europianët duhet të formojmë një kundërpeshë – sado e vështirë sa që mund të jetë. Pikërisht këtu qëndron ekuilibri. Si europianë, ua kemi bërë të qartë amerikanëve se ne e konsiderojmë tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin si një gabim. Ndërkohë, sanksionet e para amerikane kanë hyrë në fuqi.
Në këtë situatë, është me rëndësi strategjike t’ia bëjmë të qartë Uashingtonit, se duam të punojmë bashkë Por gjithashtu:se ne nuk do të lejojmë që të kalosh mbi kokat tona, dhe me shpenzimet tona. Kjo është arsyeja, se përse ishte e drejtë mbrojtja e ligjshme e kompanive europiane nga sanskionet.
Sigurisht, nuk mund t’i mbushim dot të gjitha boshllëqet. Por së bashku me të tjerët, mund të zbusim pasojat më të dëmshme të mendësisë që thotë se suksesi është matur në dollarët që kursehen. Kjo është arsyeja pse ne kemi rritur fondet për organizatat e ndihmave, që punojnë me refugjatët palestinezë, dhe që kërkuan mbështetje nga shtetet arabe.
Ne po përpiqemi për një aleancë shumëpalëshe, një rrjet partnerësh, të cilët si ne, janë të përkushtuar t’i përmbahen rregullave dhe konkurrencës së ndershme. Unë kam zhvilluar
mia të para në Japoni, Kanada dhe Korenë e Jugut; dhe takime të tjera do pasojnë. Kjo aleancë nuk është një klub i ngurtë dhe ekskluziv, për ata që kanë qëllime të mira.
Ajo që unë kam në ndërmend, është një bashkësi shtetesh të bindura për përfitimet që vijnë nga multilateralizmi, të cilët besojnë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit. Ajo nuk është e drejtuar kundër askujt, por e sheh veten si një aleancë që mbështet dhe zhvillon një rend global, shumëpalësh. Dera është e hapur – mbi të gjitha ndaj SHBA-së.
Qëllimi është trajtimi i problemeve, të cilat askush prej nesh nuk mund t’i përballojë vetë, nga ndryshimet klimatike tek tregtia e ndershme. Unë s’kam ndonjë iluzion, se një aleancë e tillë mund të zgjidhë të gjitha problemet e botës. Por nuk mjafton vetëm të ankohesh për shkatërrimin e rendit multilateral. Ne duhet të luftojmë për të, veçanërisht për shkak të situatës aktuale trans-atlantike.